Me protestë gjithëpopullore në Ferizaj u kërkua lirimi i luftëtarit të lirisë veteranit të UÇK-së Blerim Ramadani

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetë, ish eprorë të lartë të UÇK-së dhe qytetarë, kërkuan lirimin e luftëtarit të lirisë, veteranit të UÇK-së nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili tash e një javë po mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me fletarrest nga Serbia.

I gjithë Ferizaj e mbarë Kosova kërkon Liri për Blerimin! Liri për çlirimtarin!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …