Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Shqiptarët e Kosovës e duan Turqinë dhe Erdoganin për shkak të përkrahjes së jashtëzakonshme

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, kryetar i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka shpjeguar për RTV Dukagjini pse shqiptarët e Kosovës po shprehin simpati ndaj Turqisë por veçanërisht ndaj kryetarit Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë intervistë ai ka folur për rolin e Erdoganit karshi çështjes së Kosovës, duke sqaruar se  reagimi i partisë së tij ka qenë i drejtë dhe parimor. Të nesërmen kanë reaguar edhe institucionet e vendit, qeveria, presidenca e kuvendi, por ato nuk i kanë reagimet parimore sepse kanë pritur se kush po fiton. Ne duhet të jemi me të drejtin e jo më të fortin, tha ai. Janë dy arsye që populli i Kosovës i jep mbështetje maksimale kryetarit, Erdogan dhe popullit të Turqisë, dhe kjo ka zgjuar disa reagime te disa analistëve, që janë reagime të rrezikshme pasi që kanë dalë në krah të terroristëve dhe puçistëve të cilët i kanë shkel me tankse  qytetarët në Turqi. Arsyeja tjetër pse shqiptarët e Kosovës  kanë simpati për kryetarin e Turqisë,  është edhe fakti se Erdogani është  prej liderëve botërorë së bashku me Amerikën të cilët janë mbështetësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës, ka thënë mes tjerash, Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …