Qindra qytetarë pro-palestinezë në Amerikë. protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër kryeministrit izraelit B. Netanyahu

Qindra qytetarë pro-palestinezë në Amerikë. protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër kryeministrit izraelit B. Netanyahu

Qindra qytetarë pro-palestinezë në Amerikë protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u takua me presidentin amerikan Joe Biden, transmeton Anadolu. Derisa presidenti amerikan Biden priti kryeministrin izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, shumë demonstrues jashtë Shtëpisë së Bardhë reaguan ndaj politikave në lidhje me Gazën. Shumë rrugë përreth Shtëpisë së Bardhë u mbyllën për shkak të takimit ndërsa policia mbylli edhe Parkun Lafajette përballë Shtëpisë së Bardhë, ku shpesh lejohen protestat. Qindra demonstrues u mblodhën në zonën jashtë Parkut Lafayette, duke brohoritur parulla kundër Netanyahut dhe Bidenit dhe duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Protesta, e shoqëruar me pankarta ku Netanyahu u përshkrua si autor gjenocidi dhe kriminel lufte, vazhdoi aq sa  zgjati edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë.  Një protestë e madhe kundër Netanyahut u mbajt edhe dy ditë më parë me pjesëmarrje të mijëra demonstruesve, teksa ai po mbante fjalim në Kongresin Amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …