BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Vasalët të pa aftë ta ndalin poshtërimin e popullit në Qeverinë monoetnike, reagojnë me komunikata!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore.   Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend.  Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullsinë rezidente dhe jo atë të përgjithshme është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të cilët kanë dhënë kontribit të vazhdueshëm në stabilitetin financiar të vendit përmes remitancave.  Ky është veprim i dytë në drejtim të zhbërjes së rezultateve të regjistrimit të popullësisë, sëpari nga VMRO dhe tash nga Znam, dhe nxjerr në sipërfaqe pa aftësinë e vazalëve pa legjitimitet zgjedhor që po e poshërsojnë popullin shqiptar në qeverinë monoetnike. 

Ne, në BDI, e shohim këtë si një përpjekje të rrezikshme për të ulur ndikimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të vendit. Ky vendim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë të cilat kanë qenë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.  BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.  Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim diskriminues dhe të garantojë një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …