Pas përplasjeve të mëparshme në lidhje me emërimet e zëvendës drejtorëve, Qeveria VLEN-VMRO ka përjetuar një tjetër skandal tjetër të rëndë i cili ka ndodhur në burgun e Shkupit Në këtë pozicion është emëruar Boban Utkovski, i cili ka qenë komandant i forcave speciale “Llavovi” gjatë luftës së vitit 2001. Ky emërim ka shkaktuar reagime, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e udhëheqësve të VLEN-VMRO, përfshirë kryeministrin Mickoski, kanë refuzuar kuadro të propozuar nga partitë shqiptare vetëm për shkak të lidhjeve të tyre me UҪK-në. Një shembull konkret është refuzimi i emrit të Muhamed Ahmetit për postin e zëvendës ministrit pas zgjedhjeve, për shkak të lidhjeve të tij me UҪK-në. Megjithatë, koalicioni VLEN-VMRO nuk ka reaguar për emërimin e ish-komandantëve të njësive ushtarake dhe të komandantëve të njësisë vrastare “Llavovi”, në pozita drejtuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …