Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të jap dorëheqje pasi nuk ka bërë asnjë ndryshim pozitiv në fushën e drejtësisë. Ai ka shtuar më tutje se kjo ministre ka ndryshuar vetëm pamjen e vet dhe asgjë tjetër. “Jo vetëm që do të duhet të jap dorëheqje por mendoj që as nuk do të duhej të ishte fare e emëruar si ministre e Drejtësisë duke e pasur parasysh që qysh nga fillimi i mandatit të saj ata paradite e kishim në seancat gjyqësorë për veprat të cilat akuzohej, dhe pasdite në Ministrinë e Drejtësisë, është ministre e dështuar edhe në aspektin e punës së saj në hartimin e ligjeve të cilat kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe janë rrëzuar nga kjo gjykatë” ka theksuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …