leoni

Domi: SHBA-së i duhet qasje e re diplomatike në bisedimet mes Kosovës e Serbisë

Profesoresha e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju Jork, Tanya Domi ka vlerësuar se Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një qasje e re diplomatike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të përfshinte sanksionet për aktorët jokonstruktivë. Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur një zhgënjim me politikën e jashtme të administratës Biden, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht mbështetjes së tij historike për të. “Mendoj se SHBA-ja ka një trashëgimi në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe në Bosnje. Administrata aktuale nuk është angazhuar në ndërmarrjen e ndonjë nisme diplomatike. Mendoj se kjo duhet rishikuar. Unë do të rekomandoja fuqishëm një angazhim të ri diplomatik në rajon” ka thënë në mes tjerash, ekspertja amerikane për Ballkanin, profesoresha e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju Jork, Tanya Domi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …