Rexhaj: Heqja e vizave për qytetarët serbë të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë është minim i sovranitetit të  Kosovës

Vetëvendosja ka kritikuar vendimin për heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë. Deputeti i kësaj partie, Arbër Rexhaj, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë, pa u konsultuar me Kosovën. “Kjo në fakt nuk është bërë në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Është e papranueshme, ne jemi shtet i pavarur dhe natyrisht kemi marrëdhënie bilaterale me BE-në dhe mendoj që në këtë kuptim edhe atëherë kur është bisedu pala e Kosovës i ka dhënë arsyet e veta dhe në fakt kjo është zhvendos në formë automatike të shpejt dhe e ri-përsërisë edhe njëherë duke e minu pra sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …