leoni

Dreshaj: Për heqjen e vizave për qytetarët serb të Kosovës me pasaporta të Serbisë, një pjesë e fajit bie edhe mbi Qeverinë tonë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka vlerësuar se për heqjen e vizave për qytetarët serb të Kosovës me pasaporta të Serbisë, një pjesë e fajit bie edhe mbi Qeverinë tonë. Ai ka shtuar më tutje se ky është një vendim shumë i keq për Kosovën në veçanti është vendim i keq edhe për Bashkimin Evropian për shkak se praktikisht po e cenon sovranitetin e vendit duke u përzier në mënyrë flagrante drejtpërdrejt në dokumentet e udhëtimit jashtë vendit. Deputeti, Shemsedin Dreshaj ka shtuar më tutje se për këtë vendim ta pafavorshëm në drejtim të Republikës së Kosovës ka thënë se një faj bie mbi udhëheqjen jo të duhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e që sipas tij ky dikaster nuk po udhëhiqet nga drejtuesit, mirëpo atë po e bën presidentja Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri  thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …