Në Mitrovicë u mbajt dëgjimi i gjashtë publik për planifikimin e buxhetit për vitin 2017-2019

Pas pesë dëgjimeve publike që janë mbajtur në komunën e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka mbajtur të hënën dëgjimin e gjashtë publik me qytetarët,  i cili sipas kësaj drejtorie  është i parafundit për planifikimin e buxhetit për vitin 2017-2019.

Drejtori për Buxhet dhe  Financa, Nysret Maxhera, tha se qëllimi i këtyre dëgjimeve është që të bashkëbisedojmë më qytetarët për të bërë një buxhet më të mirë që është në interes të qytetarëve.

Edhe zyrtari kryesor për financa Adem Fazliu, bazuar në Qarkoren  Buxhetore  2017/01  tha se buxheti komunal i Mitrovicës  për vitin 2017 është 16,684.897 euro.

Ku 70 për qind  e këtij buxheti planifikohet të shpenzohen për paga dhe mëditje 11,912.684  euro, ndërkaq për mallra dhe shërbime tha se janë paraparë 1,146,024 euro, pra 61 për qind,  ndërsa për shpenzime komunale 516,575 euro ose 2.92 për qind.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nysret Maxhera, tha para qytetarëve se për subvencione janë paraparë 469,068 euro gjegjësisht 3.42 për qind, të cilat kryesisht do të shkojnë për bujqësi, pastaj në kulturë, rini e sport e shëndetësi.

Ndërkaq  2,640,546 milion euro ose 15.92 për qind  janë ndarë për investime kapitale që përfshinë ngritjen e infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, ujësjellësit, nënkalimeve, trotuareve, pastaj për kadastër dhe gjeodezi, urbanizëm, shëndetësi e arsim.

Me pyetje e kërkesa janë paraqitur shumë qytetarë  të të gjitha komuniteteve qe jetojnë në Mitrovicë, që kryesisht kishin të bënin me investime në infrastrukture, ndërtimin e shtëpive dhe me kërkesat për zgjedhjen e papunësisë tek të rinjtë e këtyre komuniteteve.

Nënkryetari për komunitete Eroll Zerkrija, u zotua se të gjitha kërkesat do të merren parasysh dhe sipas mundësive buxhetore, së bashku do ti realizojë ato.

Kërkesa kryesore kishte të bëjë kryesisht me ngritjen e buxhetit në zyrën lokale për komunitete si dhe ndërtimi i aneks hapësirave të ndryshme për nxënësit e komitetit Boshnjak në shkollën ” Bedri Gjinaj “ në Mitrovicë.

Duke u bazuar në mundësit financiare që ka komuna e Mitrovicës, përfaqësuesit komunal u zotuan se do ti shqyrtojnë kërkesat e tyre, organeve komunale dhe se do ti japin  prioritet atyre më të rëndësishmeve duke ju ofruar projekte  edhe në bashkëfinancim .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …