Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Qendra Emergjente po përballet me mungesë të profesionistëve shëndetësor

Qendra Emergjente po përballet me mungesë të profesionistëve shëndetësor. Ndonëse ka pasur shumë specializant në këtë fushë, shumë prej tyre kanë migruar jashtë vendit. Duke folur për vështirësitë që po has Qendra Emergjente, drejtori i saj, Naser Syla ka thënë se ikja e mjekëve nga Kosova po ju shkakton vështirësi shumë klinikave. “Para 4 viteve në Qendrën Emergjente kam pasur dikund 33 specializantë, është fjala për krejt territorin e Kosovës, mirëpo tani në vitin e 4-të i kam vetëm 19-të. Do të thotë ajo pjesa tjetër e specializantëve e kanë ndërprerë specializimin dhe kanë dalë jashtë Kosove” ka theksuar  drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Ai ka shtuar më tutje se me këtë problem po përballet e gjithë mjekësia në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Albin Kurti e ka vënë Kuvendin në lajthitje – nuk ka akt formal dorëheqjeje

Visar Ymeri ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “shkelje të rëndë” ndaj Kuvendit …