Rusia ka paralajmëruar se do të rinis prodhimin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dislokojnë raketa në Evropë. “Nëse SHBA-ja realizon plane të tilla, ne do ta shqyrtojmë çlirimin nga moratoriumi i njëanshëm që më herët është miratuar për dislokimin e armëve që kanë aftësi të mesme dhe të shkurtër veprimi. Vendndodhjet e rëndësishme administrative dhe ushtarake ruse do të ishin në rrezen e veprimit të raketave të tilla, të cilat në të ardhmen mund të pajisen me koka bërthamore dhe këto raketa mund të arrijnë në territoret tona brenda 10 minutash” ka theksuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë paradës detare në Shën Petersburg. Kremlini ka paralajmëruar edhe më herëtës dislokimi i armëve amerikane në Evropë do të nënkuptonte se kryeqytetet evropiane do të bëheshin caqe për raketat ruse. Raketat me rreze të mesme verimi mund të godasin objektiva me një largësi nga 500 deri në 5 mijë e 500 kilometra.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …