Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste foli për rolin i Shtetit në arenën ndërkombëtare Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët. Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur kandidaturën për organizimin e samitit të NATO-s në vitin 2027. “Shqipëria u zgjodh vend mikpritëse e Komunitet Politik Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pas samitit të liderëve të BE, do mikpresim po këtu në Tiranë liderët e gjithë kontinentit. Dua të vendosim qershinë mbi tortë dhe të kemi në mandatin e 4 në Tiranë samitin e NATO-s, kemi vënë kandidaturën për vitin 2027 dhe s’do t’i ndahemi do t’i qepemi që t’i bindim se s’ka më të mirë se Shqipëria”, tha Rama. “Kemi vënë kandidaturën për 2027 për një samit të NATO, nuk do i çojmë në Vlorë, se s’po i bëj anti reklamë Vlorës, por më kanë mërzitur shumë me ato çmime”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …