23 vjet më parë më 29 korrik të vitit 2001, në rajonin e Malësisë së Gostivarit ka rënë Komandanti i tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi. pjesëmarrës në katër luftëra çlirimtare në Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe në Maqedoni, profesoresha, Hyrë Emini, nga Ferizaj luftëtare e tri luftërave çlirimtare, luftëtari tjetër i tri luftërave çlirimtare, Brahim Ademi nga Kosharja e Ferizajt dhe Hisa Fazliu nga Gostivari.
Me rastin e përvjetorit të rënies në fushë të nderit, të këtyre dëshmorëve, sot do të organizohen homazhe për të nderuar Heroin Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij. Homazhet do të zhvillohen në varrezat e Deshmorëve në Landovicë, sot në orën 10:30, kanë bërë të ditur, shoqatat nga Zona e Pashtrikut të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.