Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli fajtor dhe dënoi me burg të përjetshëm, Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Themelore e Ferizajt edhe në rigjykim ndaj Dardan Krivaqës, e  ka  dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa e ka liruar nga akuza për dhunim. I akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burg për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje, kurse është liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.  Trupi gjykues i përbërë nga kryetari, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin Krivaça e shpalli sërish  fajtor dhe e dënoi me burg të përjetshëm, të cilit  do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Edhe të pandehurin, Arbër Sejdiu., e shpalli fajtor dhe  e dënoi  15 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …