Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës Shkalla e lartë e joaktivitetit mbetet një sfidë e madhe për Kosovën. Popullsia në moshë pune është reduktuar me një rënie prej 23 mijë e 663 krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, numri i personave aktivë ka rënë në 477 mpjë e 350, ndërsa ata joaktivë janë 694 mijë e 413. Pabarazitë gjinore mbeten të theksuara, me 57.8% të burrave të punësuar në krahasim me 24.2% të grave. Shkalla e pasivitetit mbetet e lartë në 59.3%, me diferenca të theksuara midis gjinive, ku 75.8% e grave janë të klasifikuara si joaktive. Sektorët kryesorë për punësim janë tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi, me burra dhe gra që shpërndahen kryesisht në këto fusha.
Kontrolloni gjithashtu
Avokati, Luka Mishetiq akuzon Prokurorinë në Hagë, për nxitje të dëshmitarit, Fadil Geci, kundër Hashim Thaçit
Në seancat gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, që po mbahen, në Hagë, avokati i Hashim …