Driton Çaushi

Çaushi: Gjuriqi hyn në Kosovë pa leje të Qeverisë, aktivistes, Dejona Mihalit, i ndalohet hyrja në Kosovë

Driton Çaushi i Vetëvendosjes, ka bërë një analogji mes ndalesës që autoritetet kosovare i bënë aktivistes nga Shqipëria të kësaj partie, Dejona Mihali dhe shpërfilljen që të njëjtave ua bën Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. “Dejona Mihalit, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, sot i është ndaluar hyrja në Kosovë pa arsyetim dhe pa ndonjë afat. Dejona ka dëshmuar për vite me radhë që është gati të angazhohet pa asnjë kompromis në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Çaushi. “Në anën tjetër Marko Gjuriq hyn rregullisht e pa e pyetur askënd në Kosovë. Secila vizitë e tij të vetmin qëllim të qartë e publik ka luftimin e Republikës dhe rikthimin e Serbisë në Kosovë. Tanimë praktikisht edhe përmes rikolonizimit. Kjo është fytyra e vërtetë e shtetit të Kosovës, ka nënvizuar Çaushi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …