Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se deputetët e partisë Vetëvendosje, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar. Ai ka shkruar se kjo po bëhet me qëllim të mbulimit të keqpërdorimeve që janë bërë nga ministri të Qeverisë Kurti. “Edhe pse në kohë pushimesh, në Kuvend deputetët e LVV-së janë duke mbajtur një mbledhje të Komisionit Hetimor, në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar dhe Rregulloren e Kuvendit. Krejt kjo po bëhet me qëllim të përpjekjes së tyre për të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionim të teksteve shkollore” ka shkruar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …