Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë që e drejton

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë  që e drejton. Ai ka saktësuar  se 104 kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në Amerikë, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe në Shqipëri. Krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve. 66 ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjashtëdhjetë e pesë të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së, ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë …