Elisa Spiropali: Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur afër Kosovës, në luftë dhe në paqe, brenda dhe jashtë

Deputetët socialistë kanë firmosur propozimin e kryeministrit Rama, që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS, deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit. Edi Rama e bëri propozimin  në Kongresin e PS, ku Spiropali do të zërë vendin e Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen në seancën plenare më 26 korrik, për arsye shëndetësore.

Një ditë pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar ku ka prezantuar ministrat e rinj që do të drejtojnë Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Financave deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Burime të Top Channel bëjnë të ditur se kreu i qeverisë ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre në krye të këtyre ministrive, ndërkohë që ka vijuar edhe sot të jetë kritik me deputetët. Në të njëjtën linjë me fjalimin e mbajtur në Kongres, Rama mësohet të ketë thënë se ka deputetë që nuk e kanë merituar votën e socialistëve për të shkuar në Parlament. Ai është shprehur se nga sot deri në prillin e vitit të ardhshëm deputetët do të jenë në test për një vend në listat e kandidatëve për deputetë. Një ditë më parë, duke folur në kongresin e socialistëve, ai lëshoi një sërë kritikash për deputetët.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …