KQZ-ja ka publikuar disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet e pavlefshme mbeten një shqetësim i gjerë në Kosovë, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre shpallen të tilla në çdo proces zgjedhor. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, më shumë se 27 mijë fletëvotime ishin shpallur të pavlefshme, ndërkaq gati 6 mijë të tjera ishin të zbrazëta. Por, si duhet të plotësohet fletëvotimi, në mënyrë që të shpallet i vlefshëm dhe që pjesëmarrja e qytetarëve në votime të mos rezultojë e kotë? Me anë të një videoje, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar se në mënyrë që një fletëvotim të shpallet i vlefshëm, votuesi duhet të votojë/zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …