Partitë politike të opozitës reagojnë pas ftesës për konsultime mbi datën e zgjedhjeve nga kryetarja, Vjosa Osmani

Kryetarja, Vjosa Osmani,  ka ftuar përfaqësuesit e  partive politike për konsultime në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e rregullta parlamentare. Takimi do të mbahet në ditët e para të afatit kushtetues për konsultime, dhe sipas analistëve, kjo mund të tregojë një plan për të mbajtur zgjedhjet në nëntor. Pushteti është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor, LDK dhe AAK preferojnë që ato të mbahen në afatin e rregullt, diku nga 10-shkurti 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka njoftuar se ka nisur përgatitjet që nga janari, duke përfshirë zhvillimin e një softueri të ri për shërbime online që do të ndihmojnë në procesin zgjedhor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky softuer do të ofrojë mundësi për kërkimin e qendrave të votimit dhe aplikimin e votuesve me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …