Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir: BE është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Vuçiqit ndaj Kosovës

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka komentuar qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja  është plotësisht e vetëdijshme për refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të njohur shtetin e Kosovës. Sipas tij edhe pse Vuçiq fillimisht pranoi planin franko-gjerman që mund të çonte në njohje reciproke, ai më pas refuzoi këtë mundësi dhe deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën as tani dhe as në të ardhmen. Ben-Meir thekson se shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të vazhdojë të bëjë presion për një marrëveshje të negociuar që mund të çojë në njohje reciproke. Ai paralajmëron se nuk duhet të mbajmë shpresa të mëdha për një zgjidhje të tillë derisa Vladimir Putin të mbetet në pushtet, ndonëse një njohje reciproke mund të çojë në fillimin e procesit të anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Kontrolloni gjithashtu

J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë …