Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar për mos-marrjen e e pagave të minatorëve të Trepçës për dy muaj. Pacolli ka theksuar se shpenzimet për “sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris nga krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të papranueshme në krahasim me nevojat e minatorëve. Pacolli ka kritikuar ashpër liderët e shtetit duke thënë se ato shpenzime në Paris do të ishin mese të mjaftueshme për të tejkaluar krizën financiare që ka prekur minatorët. Ai ka tërhequr vëmendjen se liderët e Zvicrës, të cilët morën pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris, u kthyen menjëherë në vendin e tyre të origjinës pas ceremonisë. Pacolli ka kërkuar që prioritetet e qeverisë të përqendrohen më shumë në përmbushjen e detyrimeve ndaj minatorëve dhe të shmangin shpenzimet e tepërta për aktivitete të tilla luksoze.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …