Ka dështuar mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Në mungesë të deputetëve të opozitës, ka dështuar mbledhja e Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Anëtari i komisionit, deputeti i Vetëvendosje, Armend Muja akuzoi opozitarët për sabotim të punës së këtij komisioni. Në rend të ditës ka qenë e paraparë të intervistoheshin dëshmitarët: Fadile Dyla, Avni Rexha dhe Drita Kadriu nga Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …