Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa, kërkon kujdes më të madh ndaj institucioneve dhe vendimmarrje të qartë, transparente e zhvillimore

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se tani ka nevojë për kujdes më të madh ndaj institucioneve në vend, dhe se nevojitet vendimmarrje e qartë, transparente dhe zhvillimore në tërë zinxhirin vendimmarrës, pas zhvillimeve të fundit në vend duke folur për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Ai   ka shtuar se duhen ndaluar grupet e fshehta të krimit të organizuar, të cilat po mundohen të destabilizojnë vendin. Rrustem Mustafa, konstatoi se në këto ditë pamë se si u bënë përpjekje për sulmin në AKI nga inteligjenca serbe përmes dorës së fshehur, duke u përpjekur të futin luftën speciale edhe aty ku ndihemi më se të  sigurt. Grupet e fshehta të krimit të organizuar po mundohen të destabilizojnë vendin, duhet ndaluar dhe pamundësuar zhvillimin e tyre. Të gjithë ne me ngulm të reflektojmë në respektimin e rendit, ligjit për normalizimin e vendit”, ka shkruar në një postim të tij, ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …