leoni

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, e cila është udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu dhe në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të tjerë. Në seancën e sotme janë miratuar këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i raportit financiar janar – qershor 2024; Shqyrtimi i raportit të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, si dhe plani i veprimit për zbatim të rekomandimeve; Propozim-vendim për bartje të mjeteve financiare nga kategoria e të hyrave vetanake nga viti paraprak; Informatë për aktivitetet e Drejtorisë së Arsimit, për periudhën janar-qershor 2024; Informatë për aktivitetet e Drejtorisë së Inspektoratit; Raport pune i Ndërmarrjes “Eko Natyra”; Kërkesë për rishqyrtimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt.Pas pyetjeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët, Kuvendi Komunal i ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të ardhmen teknologjike dhe inovative të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të …