Kryetari Ramosaj pret në takim profesorët e nderuar nga Shqipëria

Sot, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Urbanizimit, z. Ram Melaj, dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, z. Isuf Demhasaj, pritën në takim profesorët e nderuar nga Shqipëria, prof. Kokoshi, Ing. Danaj, si dhe organizatorin e këtij takimi, z. Selimaj. Gjatë takimit u diskutua projekti për Pendën Akumuluese të ujit në Bistricën e Lloqanit, si dhe mundësitë e investimeve në këtë projekt me rëndësi të madhe për banorët e Komunës së Deçanit. Gjithashtu, prof. Kokoshi, me një eksperiencë mbi 50 vite në fushën e ujërave, i prezantoi Komunës së Deçanit një studim që do t’u shërbejë të gjithë atyre që do të punojnë në këtë projekt në ditët në vijim. Projekti i Pendës Akumuluese në Bistricën e Lloqanit mbetet një prej projekteve me rëndësi të madhe, i cili kërkon investim të lartë kapital që Komuna e Deçanit, me fondet e saj nga investimet kapitale, nuk mund ta realizojë. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjejmë mbështetje dhe ky projekt të realizohet!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …