Përmbushet edhe një zotim publik i kryetarit Latifi- përkrahja e bujqve me inpute bujqësore

Komuna e Rahovecit po i përkrah drejtpërdrejt bujqit, ku është filluar me shpërndarjen e plehut artificial për 1128 bujq përfitues, sipas kritereve të përcaktuara nga DBPZhR-ja. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 19:00, te Qendra Grumbulluese për Pemë dhe Perime “AGROCELINA” në Xërxë. Në fazën e parë, plehu do të shpërndahet për 547 bujq, të cilët kanë nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024. Ndërsa, për fazën e dytë, do të njoftohen brenda 10 ditësh. Në këtë proces do të bëhet shpërndarja e gjithsej 10,000 (dhjetë mijë) thasëve me pleh artificial, me të cilën synohet rritje e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe që është lehtësi për bujqit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …