Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Në këtë takim është raportuar me radhë nga përfaqësuesit e të gjitha prokurorive për rrjedhat e punës, ku në fokus ishin raportimet për rastet e dhunës në familje dhe rastet e dhunës seksuale në Republikën e Kosovës. Lidhur me këto raste, bazuar në shifrat zyrtare, kryeprokurorët kanë raportuar për prokuroritë që ata drejtojnë, dhe, me këtë rast janë diskutuar çështjet dhe praktikat që kanë të bëjnë me veprimet procedurale dhe ligjore në trajtimin e rasteve penale, konkretisht atyre të dhunës në familje dhe dhunës seksuale.

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, mbajti kolegjiumin e rregullt me tërë kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës amerikane  në Kosovë. Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar për raportet e prokurorive të vendit lidhur me rezultatet e prokurorëve për rastet që kanë të bëjnë me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Lidhur me këtë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive efikasitet më të lartë në trajtimin e këtyre rasteve në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve tjera në fuqi, ku në mes tjerash është parashikuar edhe mundësia e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara apo edhe e shfrytëzimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi, krejt kjo me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit të shtetit për shkak të mos veprimit adekuat të prokurorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …