80 noterë të rinj, me militantin e Vetëvendosjes, Milot Podvoricën, kanë dhënë betimin para Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Podvorica është një militant i Lëvizjes Vetëvendosje, me lidhje të dukshme me zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ministrja Haxhiu e vlerësoi procesin e provimit të noterëve si një nga më të “transparentët” dhe “profesionalët” ndonjëherë, duke theksuar se shtimi i noterëve të rinj do të ndihmojë në përmbushjen e nevojave për shërbime noteriale. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve të rinj janë identifikuar si persona të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, një fakt që ka ngjallur shqetësime dhe kritika në lidhje me ndikimin politik në procesin e përzgjedhjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …