Udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Hanijeh është vrarë në Iran nga diversantët izraelitë

Organizata palestineze Hamas dhe mediet shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se udhëheqësi më i lartë politik i Hamasit, Ismail Haniyeh 62-vjeçar, është  vrarë në kryeqytetin iranian Teheran. Hamasi pretendoi se Haniyeh u vra në një “bastisje” izraelite në rezidencën e tij, ndërsa ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte. Vrasja e tij i jep një goditje të rëndës Hamasit në një kohë kur tensionet po shpërthejnë në të gjithë Lindjen e Mesme për luftën shkatërruese në Gaza dhe ngre pyetje për të ardhmen e negociatave midis Izraelit dhe Hamasit. Haniyeh kishte shkuar në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të vendit, Masud Pezeshkian. Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për vdekjen, por Izraeli ishte zotuar të vriste Haniyeh dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit pasi grupi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë. Afër 40 mijë  palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 90 mijë e 900 të plagosur që nga fillimi i luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …