leoni

Në Presidencën e Kosovës u mbajt takimi mes kryetares, Vjosa Osmani dhe kryetarëve të partive opozitare, për zgjedhjet

Në Presidencën e Kosovës u mbajt takimi ndërmjet kryetares Vjosa Osmani dhe kryetarëve të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve. Në takim të pranishëm ishin,  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në takim nuk është i pranishëm kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti as nënkryetari i kësaj partie Glauk Konjufca edhe pse  ishte paraparë. Të pranishëm në takim  me kryetaren, Vjosa Osmani nuk ishin as përfaqësuesit e  Listës serbe. Pas takimit me liderët politikë, Vjosa Osmani tha se datat për zgjedhje në bazë të ligjit janë mes 26 janarit, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurti të vitit 2025. Aji tha se përfaqësuesit e partive kishin preferenca të ndryshme brenda këtyre datave. Duke folur për mungesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryeministër aktual vendit, Vjosa Osmani tha se nuk i di arsyet e një veprimi të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …