leoni

Bashkatdhetari nga Isniqi Qemajl Imeraj i ka dhuruar donacion Njësisë së Zjarrfikësve në Deçan

Bashkatdhetari nga Isniqi i Deçanit, z. Qemajl Imeraj, i cili jeton dhe vepron në qytetin e Bulle të Zvicrës, i ka dhuruar donacion Njësisë së Zjarrfikësve në Deçan, me uniforma të reja dhe pajisje të ndryshme të punës. Këto pajisje do të mundësojnë që puna të jetë sa më efikase dhe zjarrfikësit të kenë qasje sa më të lehtë në raste emergjente. Në dorzim pranimin e këtij donacioni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili e ka falënderuar dhe i është shprehur mirënjohës z. Imeraj për përkrahjen e vazhdueshme!

May be an image of 10 people

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit në Komunën e Vitisë

Sot Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën …