Përfundoj mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit e VII-të për këtë vit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit drejtorët e drejtorive komunal dhe zyrtarët komunalë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
-
Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar;
-
Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2023 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
-
Shqyrtimi i Draft – Panit Zhvillimor të Arsimit 2024-2027;
-
Rialokimi i mjeteve financiare në kategorinë e investimeve kapitale;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.