Kryetari Latifi nënshkruan kontratë me kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.” për ndërtimin e një parku solar

Pas përfundimit të ankandit publik, të zhvilluar nga Komuna e Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit, me kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, për ndërtimin e një parku solar dhe energjisë së erës me kapacitet prej 100 MW, në sipërfaqe prej 16.9 ha, dhe 20 ha të tjera janë në procedurë të marrjes në shfrytëzim nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, ku titullar është Komuna e Rahovecit.

Ky projekt do të sjellë një investim prej mbi 60 milionë eurosh.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …