leoni

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në krye me Toger Aldi Blyta. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve e gjithëmbarshme në komunën  e Vitisë, për gjendjen e sigurisë si dhe për përgatitjet e komunës në raste emergjente, përfshirë këtu edhe të fatkeqësive natyrore. Në këtë takim kryetari Haliti, i ka njoftuar ata lidhur me bashkëjetesën dhe harmoninë ndër etnike dhe ndër fetare në këtë komunë. Ai po ashtu i njoftoj  ata edhe me aktivitetet e komunës, jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe të projekteve të ndryshme që kanë për synim përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve pa dallime. Kryetari Haliti theksoi edhe bashkëpunimin që ka kjo komunë me institucione të ndryshme në fushën e sigurisë duke përmendur edhe bashkëpunimet me institucionet jashtë Kosovës dhe ndihmës që ata kanë dhënë për Vitinë, në veçanti për Zjarrfikësit dhe sektorin e Emergjencave të cilët jo vetëm që e mbulojnë territorin e komunës së Vitisë por shpeshherë  edhe të komunës fqinje, Kllokotit.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …