Fabrika e Ujit në Talinovc të Muhaxherëve ju bart Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni”

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërkaq kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku para anëtarëve të KK-së ka prezantuar raportin financiar për periudhën janar-qershor të këtij vitit. Po ashtu është diskutuar edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2023. Me shumicë votash është aprovuar edhe Statuti unik i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e adapotuar me specifikat e kësaj qendre, ku detaje për këtë statut ka dhënë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka prezantuar edhe ndryshimet që janë bërë në Strategjinë për Zhvillimin Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2034. U diskutuan edhe disa propozim vendime për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pjesëve te ngastrave 626-2 Z.K.Babush i Ri, propozim – vendim për shpalljen e  interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K.Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt. Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë  propozim -vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore – çerdheve, por në sallë nuk pati kuorum dhe ky diskutim u shty për ndonjë mbledhje tjetër. Në këtë mbledhje u diskutua propozim – vendimi për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 52 të datës 30.05.2024, por edhe propozim – vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 01.Nr.33 të datës 30.04.2024. Pika shtesë në këtë mbledhje  ishte edhe propozim – vendimin për hartimin e planit zhvillimor komunal 2025-2033 të Komunës së Ferizajt , propozim – vendim emërtimi i sheshit publik “Adem Demaçi”, si dhe propozim vendim për bartjen e asetit (Fabrikës se ujit) ne Talinoc te Muhaxherve, Kompanisë Rajonale te ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …