Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit konsultativ me presidentin e vendit Vjosa Osmani për të caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta. Ai ka shkruar se sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm. Abdixhiku, ka shkruar se në takim prezent ishin 13 parti të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës. Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Njëjtë si kryetari Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj, edhe Lumir Abdixhiku ka propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …