Kryetarja, Vjosa Osmani, thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë për Asociacionin

Përplasje cinike, shpërfillëse e mosduruese mes zonjës kryetare, Vjosa Osmani dhe ministres Shvarc

Kryetarja, Vjosa Osmani në konferencën për medie,  është pyetur nga gazetarët për raportet e saja me ministren e Jashtme, Donika Shvarc. Konkretisht ajo u pyet për mesazhin, që   ia përcolli zonjës Osmanit përmes një kënge mbrëmë nga një koncert në sheshin e Prishtinës. Kryetarja ia ktheu në të njëjtën mënyrë shpërfillëse. Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publikuar ‘me kast me kast si mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë të tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, ka thënë kryetarja, Vjosa Osmani bashkë-partiake  e bashkë-qeveritare me zonjën Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …