leoni

U mbajt dëgjimi i tretë me banorët e fshatit Çifllak

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me banorët e fshatit Çifllak të komunës së Rahovecit, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025. Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël. Dëgjimin e moderoi shefi i kabinetit të kryetarit Latifi, Ali Morina. Nënkryetari i Komunës, z. Fatmir Iska, falënderoi banorët e fshatrave me të cilët u mbajt ky dëgjim buxhetor dhe potencoi që këto janë dëgjime buxhetore të obliguara sipas ligjit, si dhe i ftoi qytetarët e pranishëm për bashkëbisedim rreth nevojave dhe kërkesave që i kanë prioritet. Drejtori për Buxhet dhe Financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

📌Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€

🗣️Kërkesat që u parashtruan ishin 37 sosh:

🔸Problem me kanalizim – tri lagje në Çifllak;

🔸Rregullimi i rrugës që lidh Koznikun me Polluzhën dhe mungon shënjëzimi i rrugëve

🔸Ndriçimi publik – Çifllak;

🔸Rregullimi i rrugëve fushore – Çifllak;

🔸Grumbullimi i ujit kur ka reshje atmosferike- rrezik për familje dhe biznese – Çifllak;

🔸Ura është ndërtuar, rruga pas urës ka mbetur në gjysmë – Çifllak;

🔸Kubëzimi i rrugëve – Kramovik;

🔸Rregullimi i përrockave që shkarkohen nga Guri i Kuq;

🔸Një kanalizim problematik në lagjen “Kelmendi” ende nuk është përfunduar – Kramovik;

🔸Të vazhdohet trotuari në rrugën kryesore – Kramovik;

🔸Mungesa e kanalizimit në shkollën e Çifllakut;

🔸Largimi i shtyllës elektrike nga oborri i shkollës – Çifllak;

🔸Shënjëzimi i trotuarit afër shkollës;

🔸Ndriçimi publik në rrugën “Tahir Sinani” – Çifllak;

🔸Kubëzimi i rrugëve në fshat, prioritet i kemi dy rrugë, njëra 800m, tjetra 250m – Dobidol;

🔸Riparimi i trotuarëve – Dobidol;

🔸Rregullimi i kanalit për ujërat atmosferik – Dobidol;

🔸Shtrimi i rrugëve fushore – Dobidol;

🔸Mirëmbajtja e parkut në fshat – Dobidol;

🔸Të ketë mbështetje për serra dhe pleh artificial – Dobidol;

🔸Rregullimi i shtratit të lumit – Dobidol;

🔸Rregullimi i trotuarëve – Polluzhë;

🔸Ndriçimi i lagjeve – Polluzhë;

🔸Problemet me kanalizim në lagjen e epërme – Polluzhë;

🔸Asfaltimi i rrugës tranzit, Sarosh – Pastasel;

🔸Vendosja e policëve të vdekur – Polluzhë;

🔸Pastrimi i kanaleve kulluese në fshat – Polluzhë;

🔸Punimi i kanaleve të hapur në lagjen “Fetahaj” – Gur i Kuq;

🔸Kubëzimi i rrugës “Bregu i Arave” – Gur i Kuq;

🔸Rregullimi i trotuarëve rrugës për në shkollë të fshatit – Gur i Kuq;

🔸 Ndërrimi i rrjetit elektrik – Gur i Kuq;

🔸Rregullimi i dy rrugëve që të dërgojnë te varrezat e fshatit – Gur i Kuq;

🔸Të asfaltohet rruga që e lidh fshatin prej hekurudhës deri në qendër – Çifllak;

🔸Vendosja e pikave gjeodezike për rrugën e fshatit – Çifllak;

🔸Të largohen mbeturinat tek drini – Çifllak;

🔸KRU Gjakova gjatë punimeve të kujdeset dhe ta rikthej rrugën në gjendjen e mëparshme;

🔸Furnizimi i bibliotekave të shkollave me libra;

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;

‍💻Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …