leoni

Ish-drejtori i RTK-së, Sh. Ahmetxhekaj akuzon Albin Kurtin e Dejona Mihalisin për presion politik në shkarkimin e tij

Ish-Drejtori i përgjithshëm i RTK-së,   konsideron se është përballur me presion të madh politik për shkarkimin e tij, që ka ardhur nga kryeministri Albin Kurti. Ahmetxhekaj ka thënë se është ftuar për një takim me Kurtin më 3 dhjetor tëp vitit të kaluar, me shpresën për të diskutuar mundësinë e rritjes së buxhetit të RTK-së. Megjithatë, ai ka zbuluar se në atë takim kryeministri ka kërkuar ndryshime në menaxhmentin e RTK-së, duke nënkuptuar largimin e tij nga posti. Pas takimit, Ahmetxhekaj është ftuar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, për të diskutuar për këtë kërkesë dhe për të siguruar se mesazhi i kryeministrit ishte kuptuar saktë. Ahmetxhekaj, ka deklaruar se Dejona Mihali, është personi që ka kërkuar largimin e tij nga RTK-ja. Mihali sundon Kosovën, ajo ka ndikuar në vendimet për ndryshime në këtë institucion, tha Shkumbin Ahmetxhekaj.  Misteriozja, Dejona Mihali, një lloj Baba-Vange greko-shqiptaro-kosovare, vazhdon të jetë ekzekutivja enigmatike në politikat e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Sekuestrohen pasuritë e Monika dhe Fatime Kryemadhit, të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash

Sekuestrohen pasuritë e Monika dhe Fatime Kryemadhit, të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri njoftoi se Gjykata ka …