leoni

Ejup Maqedonci: Forca e Sigurisë së Kosovës vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Kosovë

Në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës nga 67% e të anketuarve vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Kosovë. Në këtë sondazh qytetarët e Republikës së Kosovës janë përgjigjur që kanë besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ky rezultat është pasqyrim i përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë sonë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies së plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e objektivave.
Falenderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e shprehur si dhe pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civil të Ministrisë së Mbrojtjes për kontributin e dhënë në këtë arritje kolektive.
Besimi i popullit edhe më tutje do të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit.
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …