Vjosa Osmani

Thellohet përçarja e mos-durimi në mes të kryetares, Vjosa Osmani dhe krerëve të Vetëvendosjes

Në takimin e kryetares, Vjosa Osmani me kryetarët  e partive politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të përgjithshme nuk morën pjesë disa krerë të partive politike as ai i Vetëvendosje, Albin Kurti. Kjo parti në mungesë të Kurtit në atë takim kishte caktuar  nënkryetarin,  Glauk Konjufca i cili u refuzua nga pasi zonja Osmani pasi  ishte takim konsultativ vetëm për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë. Me këtë deklaratë nuk është pajtuar Vetëvendosja duke kërkuar nga presidentja të tregojë se mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik. Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. ka shkruar deputeti i Kurtit, Adnan Rrustemi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …