Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Sipas prokurorisë asgjë nuk ka ndryshuar që nga vendimi i fundit i trupit gjykues për vazhdimin e paraburgimit ndaj dy të akuzuarve. Në vendimi gjithnjë paragjykues dhe të pabazë thuhet se  sjellja e Hashim Thaçit tani përfaqëson një rrezik të jashtëzakonshëm të rritur që edhe kufizimet dhe monitorimi standard i komunikimeve të Qendrës së Paraburgimit janë të pamjaftueshme për ta zbutur atë, duke e bërë të nevojshme vendosjen e një regjimi edhe më të rreptë. Sa i takon sjelljes së Kadri  Veselit, kjo zyre rikujtoi arsyetimin e panelit për vazhdimi e paraburgimit ndaj tij, duke theksuar se ai është i akuzuar për dhjetëra akuza të krimeve të rënda ndërkombëtare, në të cilat pretendohet se ka luajtur rol të rëndësishëm dhe nëse dënohet mund të përballët me burg të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …