Ka përfunduar turniri në futboll të vogël i organizuar nga komuna e Rahovec-it

Në një atmosferë madhështore, ka përfunduar me sukses turniri në futboll të vogël, i organizuar në kuadër të muajit të mërgimtarëve nga komuna e Rahovec-it. Kjo ngjarje sportive ka mbledhur së bashku dashamirës të sportit, duke krijuar një ambient të jashtëzakonshëm argëtimi, me qindra pjesëmarrës. Turniri, i cili zgjati disa ditë, ka pasur pjesëmarrje të ekipeve nga të gjitha moshat dhe zonat e komunës sonë, si dhe nga mërgimtarët tanë që janë kthyer për të kaluar pushimet verore. Gara ka qenë e fortë, duke shfaqur talentin dhe përkushtimin e lojtarëve. KF “Çifllaku” dhe “Fisniku Sh.P.K”, u përballën me titullin kampion, me rezultat 4:1 për ekipin KF “Çifllaku”. Ndërsa, Ermal Krasniqi u shpall lojtari më i mirë i turnirit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …