Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar, nga Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar, nga Vjosa Osmani që të distancohet nga qeveria Kurti, pasi ajo  t’i kërkojë falje qytetarëve nga të cilët kërkuar votë në vitin 2021 për Lëvizjen Vetëvendosje. Haradinaj në konferencë për medie paraqiti tri arsye pse duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta me 26 janar të vitit 2025, derisa u shpreh skeptik për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë. Kryetari  i AAK-së, konsideron se  Kurti ka dështuar në politikën e jashtme, marrëdhëniet me partnerët strategjikë, ka kapur institucionet e pavarura dhe ka bërë regres në sferën e ekonomisë. Ideja e kryeministrit Kurti për shpërndarjen e Kuvendit s’ka qenë projekt serioz, pasi Vetëvendosja dhe partitë e afërta me ta, ku përfshiu edhe Listën Serbe po kërkojnë që zgjedhjet të mbahen me 9 shkurt ose 16 shkurt. Krahas kësaj, Haradinaj adresoi një mori akuzash ndaj deputetëve të shumicës dhe shfaqi  dyshime lidhur me  zyrtaren shumë të përfolur të kësaj partie, Dejona Mihali.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …