Është rritur në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 300 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në bombardimet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit janë vrarë 35 palestinezë, ndërsa janë plagosur 55 të tjerë. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39 ,ojë e 480 ndërsa i të plagosurve në 91 mijë 128. Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile e kanë të pamundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite. Ndërsa shumica e të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza janë gra dhe fëmijë, thuhet se si pasojë e sulmeve janë të zhdukur 10 mijë palestinezë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …