Organizata joqeveritare FOL publikoi të dhëna për monitorimin e zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-qershor 2024, Në një konferencë për media, drejtoresha e kësaj organizate, Mexhide Demolli-Nimani, tha se Qeveria e Kosovës nga 147 aktivitete të planifikuara për periudhën janar-qershor 2024, ka arritur të realizojë vetëm 49 prej tyre, ose 33 për qind, ndërsa 59 ose 40 për qind kanë mbetur të parealizuara. Për 39 aktivitete apo 27 për qind, që i bie totali për tre ministri, siç janë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lëvizja nuk ka marrë përgjigje se sa janë realizuar këto aktivitete për periudhën e paraparë gjashtëmujore të këtij viti dhe për të cilat ne kemi bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe jemi në pritje të realizimit të së drejtës tonë për të pasur qasje në këto të dhëna”, theksoi Demolli-Nimani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …