leoni

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Ganimete Musliu: Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-se paraqet shkelje ligjore dhe pengesë për operacione

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka shprehur shqetësimin për publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.  Gjatë vizitës që e ka bërë në AKI, Musliu ka thënë se ka kërkuar nga drejtori, Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre. “Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave te disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën e zyrtarëve të saj”, ka shkruar Musliu në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …